‘Protesta të fuqishme në mbarë vendin’, Berisha: Nuk mund të vazhdohet me një njeri që mashtron në çdo gjë

0
118

Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike kryetari Berisha ka folur për protestat që pritet të organizojë opozita

“Në jemi sot në një situata kritike, situatë e cila kërkon një angazhim të fuqishëm në procesin e primareve por kërkon një  përpjekje po kaq të fuqishme për t’ju përgjigjur thirrjeve të qindra mijra zemrave dhe mendjeve të revoltuara të qytetarëve shqiptarë për organizimin e protestave të fuqishme në mbarë vendin”.

“Unë kuptoj dhe mirëkuptoj të gjithë ata qytetarë që nuk kanë mirëpritur shtyrjen e protestave që mezi presin të fillojë protesta, që shohin protestën si nje domosdoshmëri absolute ndaj një qeverie që nuk njeh ligj, nuk njeh normë, nuk njeh standard, ndaj një qeverie e cila me aktet dhe veprimet e saj vjedh nga mëngjesi në darkë qytetarët shqiptarë, mashtron, shkelmon mbi të drejtat e tyre dhe defakto shkelmon edhe interesin kombëtar të shqiptarëve”.

Nuk mund të vazhdohet më tutje me një njeri që mashtron në çdo gjë, që kërcënon me arrogancë çdo kërkesë të drejtë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here