Spaho-Ramës: Ngatërrove KiE-në me Kuvendin e Rilindjes ku flet sipas oreksit

0
145

Deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar pas fjalimit të Edi Ramës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. 

Spaho shkruan në Facebook se Rama kujtoi se është në kuvendin e Rilindjes ku mund të flasë sipas oreksit.

Deputeti demokrat thekson edhe vendimin e liderve të KiE të cilët refuzuan ftesën e Ramës për darkë pune.

Rezoluta kundër raportit të Dick Marty, shkruan Spaho, kërkon angazhim të madh diplomatik, maturi e durim dhe jo arrogancën e Edi Ramës.

Postimi
Rama kujton qe Keshilli i Europes eshte si Kuvendi i Rilindjes ku mund te flasesh sipas oreksit. Nuk i ben fare pershtypje qe te gjithe drejtuesit e Keshillit te Europes e refuzuan. Kosova dhe ish komandantet e UCK nuk ndihmohen ne kete menyre. Ne se Shqiperia synon te paraqese nje rezolute tjeter per raportin e Dick Marty, kjo kerkon angazhim te madh diplomatik, maturi dhe durim. Kjo çeshtje nuk zgjidhet me arrogancen dhe mungesen e taktit te Rames. Taktika qe ndoqi, fjalori e toni i perdorur ne Asamble e dogji nje here e mire “rezoluten” e re per raportin e Dick Martit. Ata qe humben nga trimeria e çartun e Rames jane Kosova dhe ish udheheqesit e saj ne burgun e Hages.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here