“Shqipëria meriton një kryeministër, jo një klloun”/ Deputeti i PD-së për fjalimin e Ramës: E turpshme, edhe lidershipi i KiE anuloi darkën

0
88

Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës kundër raportit të Dick Marty-t për Kosovën ka sjellë reagime të shumta.

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka deklaruar se Partitë Popullore Europiane kanë anuluar një darkë pune me kryeministrin Rama, dhe kjo për shkak të qëndrimit që kreu i qeverisë shqiptare mbajti në Këshillin e Europës.

Këlliçi ka publikuar një e-mail të dërguar nga Presidenti i PPE-së, Aleksander Pociej, i cili thotë se ka refuzuar ftesën e kryeministrit Rama për një darkë pune.

Me keqardhjen të thellë, pas ndërhyrjes sot pasdite në mbledhje të Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, Komisioni Presidencial ka marrë një vendim për të refuzuar ftesën e Kryeministrit për një darkë pune”, thuhet në reagim.

Për këtë zhvillim, Këlliçi thotë se fjala e turpshme dhe qëndrimi arrogant i Ramës, bëri që lidershipi i Këshillit të Europës të tërhiqet nga ftesa për të darkuar. Këlliçi shkruan se vendi ynë meriton më shumë.

Postimi i Belind Këlliçit:

Pas fjalës së turpshme, arrogante dhe me tone fyese sot ndaj KiE, lidershipi i Këshillit të Europës tërheq mbrapsht dhe anullon ftesën për darkë pune drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë.

Vendi ynë meriton më shumë, meriton një Kryeministër dhe qeverisje normale dhe jo një klloun të korruptuar kokë e këmbë e palaço cirku!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here