Raundi i 5-të i Kupës FA, Chelsea me pesë yje

0
201

chelsiChelsea siguron biletën për në raundin e pestë të Kupës FA, pasi mposhti në transfertë 1-5 skuadrën e kategorisë së dytë, MK Dons. Me këtë rast, kampionët vazhdojnë serinë e ndeshjeve pa humbje që pas shkarkimit të Jose Mourinhos.
Lojtari më i mirë i ndeshjes, braziliani Oscar, shënoi tregolësh që në pjesën e parë, duke i lehtësur punë shokëve të skuadrës. Fillimisht ai gjeti rrjetën në minutën e 15, ndërsa pas barazimit të vendasve në të 21-n me Potter, Oscar shënoi edhe në të 32-n dhe në të 44-n.

Ndërkohë, në pjesën e dytë, Eden Hazard shënoi gol pas nëntë muajsh, kur ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 55. Për të mos mjaftuar kjo, ai feston para tifozëve “blu” duke puthuar emblen e Chelseat, një shenjë se fjalët për një largim të mundshëm mbesin në kuadrin e thashthemeve.

I riu Bernard Traore, që është bërë edhe arsyja kryesore që FIFA ka nisur një hetim të ri ndaj Chelseat, ishte edhe autori i golit të pestë.

Ndërkohë, edhe skuadra e Everton është kualifikuar për në raundin e pestë të Kupës FA, pasi mposhti në transfertë 0-3 skuadrën e Carlisles. Kone, Lennon dhe Barkley i siguruan fitore ekipit të Roberto Martinez.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency