Fjala e Ramës në KiE/ PD: Turpëroi Shqipërinë dhe dëmtoi Kosovën

0
101

Partia Demokratike reagoi zyrtarisht për fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Europës.

Zëdhënësja e PD, Floriana Garo tha se Edi Rama turpëroi Shqipërinë me fjalimin e tij, por edhe dëmtoi Kosovën në momentin delikat kur pritet anëtarësimi i saj në KiE.

Edi Rama u nxori dje nostalgjikëve mallin e Enver Hoxhës.

Me të njëjtën mbipeshë, të njëjtën stërzgjatje, me gishtin e ngritur lart, madje edhe kostumin e gjerë të udhëheqësit lindor, me mendjen e tij, ai e vuri poshtë ‘kampin kapitalist’.

Duke e ditur se ishte para jurisë europiane, ai u kthye vetë në prokuror dhe në gjykatës. Ai i ‘ktheu tavolinat’ në një akt prej gangsteri politik.

Fjala e tij ishte një imitim i shëmtuar, një kolazh a-historik i fjalimeve të Fidel Kastros, Enver Hoxhës dhe Muamar Gedafit.

Ne pamje të parë patriotik, por në esencë antishqiptar, Rama foli sikur te ishte Lukashenko i Bjellorusise. Kryetari i një republike me rekord të zi në të drejtat e njeriut, media dhe demokraci. Në këtë kuptim i foli subkoshienca.

Ai turpëroi Shqipërinë si kryeministër dhe dëmtoi Kosovën si aleat, ne momentin me delikat të anëtarësimit të saj në Këshillin e Europës.

Ai foli si përfaqësues tipik, jo i një vendi anëtar, por i narkoshtetit të parë dhe të vetëm ne Europë.

Taktika e tij ishte e qartë: le të flasim për një çështje të cilën nuk e ndryshoj, dhe as nuk ma var njeri, për të shmangur sikletin e ballafaqimit për vendin të cilin drejtoj.

Nëse Rama nuk do të ishte zgjatur në një fjalim megalo-maniak për gjendjen e universit, parlamentarët e Strasburgut do ta pyesnin për sigurinë në vend, shpopullimin, korrupsionin, krimin etj.

Falë kësaj piruete ai shmangu sikletosjen në Tiranë, por u turpërua dy herë.

Sepse, për shqiptarin turpërimi në sy të botës është dy herë turp.

Këtë turp e faqe të zezë e pasqyron akti i pashembullt, bojkoti që iu bë darkës së tij, ndonëse kryeministër i një vendi anëtar i Këshillit të Europës, dhe vendi anëtar të NATO-s, dhe që ka hapur negociatat me BE, nga Komiteti Presidencial dhe grupi me i madh parlamentar i Asamblesë.

Edi Rama nuk turpëroi vetëm veten. Duke qenë se ai ishte atje si kryeministër i Shqipërisë, bën me turp të gjithë shqiptarët. Një turpërim i tillë nuk është regjistruar ndonjëherë në kujtesën 73-vjeçare të Këshillit të Europës.

Por, dihet tashmë se Rama dhe shpura e tij nuk kanë turp. Kjo dukej edhe në nurin e Elisës që shkëlqente kur Skënderbeu i saj, pasi kish magjepsur Parisin, po marroste Strasburgun.

Se çfarë prodhojnë fjalime të tilla “heroike” dhe “patriotike”, kthehuni pak në histori dhe kujtoni se si shqiptarët dolën në vitin 1990 me brinjët pas barkut.

E vërteta e hidhur është se ai në Strasburg mbrojti Kosovën si mik i Vuçiçit dhe vetëm si mik i tij.

I mundur nga diabeti i pushtetit, Edi Rama, pasi shfryn kundër çdo kritiku në Tiranë, vihet të shajë edhe jurinë në Strasburg.

Problemi është se, vendimi i jurisë mund të kthehet kundër Shqipërisë edhe mjerisht, kundër Kosovës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here