KE godet Ramën: Nuk ka përparim në fushën e lirisë së shprehjes

0
137

Sot pritet të publikohet nga Komisioni Evropian projekt-raporti për Shqipërinë.

Një fushë, ku shprehimisht shkruhet se nuk është bërë përparim, është ajo e lirisë së shprehjes.

Ndërthurja e interesave të biznesit dhe politikës vazhdoi të pengonte pavarësinë e medias dhe cilësinë e gazetarisë. Dezinformatat duke përfshirë fushatat e shpifjeve janë të përsëritura, veçanërisht në mediat online, vetërregullimi i të cilave duhet të sigurohet”.
Atmosfera e sulmeve verbale, fushatave shpifëse dhe akteve të frikësimit ndaj gazetarëve nuk është përmirësuar”, vë në dukje raporti, duke theksuar se “çdo ndryshim në Ligjin për Mediat duhet të jetë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias dhe duhet të dorëzohet për konsultim me organizatat e medias”.
Sipas Komisionit Europian “mbetet e rëndësishme të sigurohet që media të ketë qasje të drejtpërdrejtë dhe transparente në institucionet qeveritare dhe aktivitetet e tyre” e po ashtu “veprimtaria rregullatore e Autoritetit për Mediat Audio-vizive (AMA) duhet të përmirësohet dhe pavarësia dhe burimet e transmetuesit publik duhet të forcohen”.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here