Berisha: Prodhuam 2 miliardë kilovat orë më shumë seç konsumojmë, por Rama e vjedh.

0
128

Nga Vau i Dejes, kreu i PD akuzoi qeverine se po vjedh me energjine, ndersa tha se vendi prodhoi 2 miliardë kilovat orë më shumë seç konsumojmë

“Vitin e kaluar ne prodhuam energji sa për të eksportuar 2 miliardë kilovat orë. Prodhuam 9 miliardë. Çfarë përfituan qytetarët, rritjen e çmimit. Bizneset përfituan rritjen absurde të çmimit të energjisë. Bëri gati fashën 800Kw, për të ndëshkuar krejt popullatën. Po pse, sepse vjedhin dhe vetëm vjedhin.
Në ç’mënyrë. Në kohën kur energjinë duhet ta ruajnë në kaskadë, ata e hapin kaskadën dhe shesin. E shesin tek agjentët tregtarë shqiptarë. Ia shesin me çmim qesharak, 40 euro Megavatin dhe ky e shet në bursë me 130-200 euro dhe paratë i ndan me qeveritarët. Pra kush e paguan faturën, qytetarët.
200 mln euro është fatura e papaguar e energjisë elektrike nga institucionet e këtij shteti. Paratë ju i keni dhënë, me taksat tuaja që paguani çdo gotë uji që pini i keni dhënë, por ata i kanë shpenzuar dhe nuk kanë paguar energjinë. Energjia që e kemi me bollëk, mbetet një mallkim dhe tani ky mashtrues, del e thotë se lufta. Nuk ka asnjë lidhje çmimi i energjisë me luftën. Ne jemi një vend që 99% të energjisë e kemi nga ujërat, që nuk ndikohet nga lufta në Ukrainë. Ne ndikohemi në mënyrë të tmerrshme nga vjedhjet që bën qeveria me energji.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here