“17-vjeçari tentoi të mbronte të atin”/ Babai i kishte dalë djalit para kur mbaroi shkollën, u vranë në hyrje të një lokali. Trupi i pajetë i adoleshentit mbi 1 orë në trotuar

0
112

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me krimin e dyfishtë në Klos, ku mbetën të vrarë babë e bir. Mësohet se Ilir dhe Kenado Shira u vranë me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar, në rrethana që ngelen mister. Mendohet se dy të plagosurit ka dyshime e janë kalimtarë të rastit.

Gazetari Enver Doçi raportoi në një lidhje live se djali 17-vjeçar ndiqte shkollën profesionale në Klos, ndërkohë që babai i kishte dalë para që më pas të dy të ktheheshin me furgon drejt fshatit të tyre, Fullqet. Sipas Doçit, në hyrje të një lokali në këtë qytet, ata janë qëlluar me armë, ndërsa për pasojë të plagosur kanë mbetur dhe dy të tjerë. Mësohet se 17-vjeçari humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i tij qëndroi për 1 orë e gjysmë në trotuar, deri sa të vinte ambulanca. Po ashtu thuhet se djali i kishte dalë në mbrojtje babait të tij, duke mbetur dhe vetë i vrarë. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, babai i 17-vjeçarit mund të kishte shpëtuar, por nuk iu dha ndihma e nevojshme.

Sipas Doçit, duke iu referuar dëshmive nga vendi i ngjarjes, askush nuk guxonte t’i afrohej viktimave dhe të plagosurve. Ndërkohë, fqinjët e tyre thonë se ishin një familje e respektuar dhe nuk dihen detajet se pse kanë vdekur babë e bir.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here