Konsiderohej e pamundur për t’u sulmuar, si ndikohet ushtria e Putinit nga shkatërrimi i urës në Krime

0
119

Ura e Krimesë që dikur konsiderohej “e pamundur për t’u sulmuar” për shkak të sigurisë së lartë dhe sistemeve të fuqishme të mbrojtjes aktualisht është djegur dhe po shkërmoqet në det.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një zjarr masiv shpërtheu në urën e Kerchit , që lidh Rusinë me territorin e saj të aneksuar të Krimesë, ndërsa shkatërrimi i urës është një goditje e madhe, si simbolikisht ashtu edhe taktikisht, pasi është rruga kryesore që përdoret për të furnizuar ushtarët rusë në vijat e frontit në Ukrainën jugore.

Mes shqetësimeve se Ukraina mund të kryente një goditje taktike në pistën strategjike, miqtë propagandues të Putinit ndanë një raport duke pretenduar se ishte e pathyeshme, apo edhe e pamundur për t’u sulmuar.

Duke iu referuar raporteve, anëtarja e Institutit New Lines, Elizabeth Tsurkove shkroi sot në Twitter: Vetëm 3 muaj më parë, propaganda ruse po pretendonte se ura e Krimesë ishte e pamundur të sulmohej për shkak të 20 mënyrave të ndryshme të mbrojtjes, çfarë dështimi kolosal”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here