Osumi nxjerrë në breg trupin e 47-vjeçarit, u mbyt para 20 ditësh

0
199

Lumi Osum ka nxjerrë në breg trupin e pajetë të 47-vjeçarit, Jani Vrushaj, i cili ishte mbytur para disa ditësh.

Jani Vrushaj ishte kthyer nga Greqia që në datën 6 shkurt dhe që prej asaj dite nuk e kishte parë më njeri.

Banorët e fshatit Tapi, në rrethin e Kuçovës e panë trupin e pajetë në breg të lumit dhe kanë njoftuar policinë.

Policia bëri idetifikimin e trupit të pajetë që sipas familjarëve rezulton të jetë Vrushaj.

Më 9 shkurt, familjarët e tij dhanë alarim se babai i dy fëmijëve ishte zhdukur,

Familjarët zbuluan gjurmë të tij në breg të lumit Osum në Bashkinë e Urës Vajgurore dhe në datën 10 dhe 11 shkurt nisën kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë, por pa rezultat.

Gjetja e trupit të pajetë sot nxori në dritë dyshimet e të afërmve sipas të cilëve, në një moment depresioni nga i cili vuante prej kohësh 47 vjeçari i dha fund jetës duke u mbytur në lumë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here