Kush do e ndërtojë kullën e re 100 mln euro në Tiranë?

0
673

Kulla e “Tirana Multifunctional Center” e projektuar nga studio daneze Cebra do të ndërtohet nga kompania shqiptare, “Nova Construction 2012”. Danezët e listojnë këtë kompani si klienti që ka porositur projektin.

“Ky projekt promovon identitetin, historinë dhe trashëgiminë kulturore të Tiranës dhe Shqipërisë. Mezi presim që të nisë nga zbatimi. Klienti: Nova Construction 2012”, thuhet nga studio daneze.

Kulla e re e vendosur në lulishten pas Pallatit të Kulturës do të jetë 185 metra dhe 47 kate, duke u shndërruar në ndërtesën më të lartë në Shqipëri.

Nga të dhënat në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Nova Construction rezulton e themeluar në dhjetor të 2012-s me objekt ndërtimin e godinave një dhe shumëkatëshe.

Pronarët e kompanisë janë Ilir dhe Kujtim Shtufi me 91 dhe 9 për qind të aksioneve.

Në faqen zyrtare, kjo kompani liston një sërë ndërtimesh shumëkatëshe në Tiranë, përfshirë këtu “White Tower” në Komunën e Parisit dhe “Tirana Garden Building” në Rrugën e Kavajës, e ndërtuar mbi vendin ku ndodhej ish-Muzeu i Natyrës./euronews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here