Kryetari i Partisë Demokratike në Lezhë, Arben Ndoi ka dhënë dorëheqjen nga ky post këtë të mërkurë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ndoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se i ka paraqitur dorëheqjen, kryedemokratit Sali Berisha.
Ndoi është shprehur se premtimi i parë që bëri pasi u zgjodh kryetar, ishte se do punonte për bashkimin e demokratëve në Lezhë.
Por sipas sipasj diçka e tillë nuk ndodhi, pasi ende ka një pakicë në PD-në e këtij qarku, të cilët nuk kanë kontribute dhe po bëjnë luftë brenda llojit.
Ai nënvizoi se kishte dy alternativa, ndryshimin e karakterit të tij dhe dorëhqejen, duke zgjedhur opsionin e dytë.