Kosova ‘del’ në det, nis zhdoganimi i mallrave në Portin e Durrësit

0
235

Prej 1 tetorit mallrat me destinacion Kosovën zhdoganohen në Portin e Durrësit.

Dega e doganave të Kosovës në këtë port është funksionale, duke materializuar marrëveshjen e nënshkruar në qershor mes dy qeverive.

Zyra e doganës së Kosovës në Portin e Durrësit është hapur që në vitin 2019, por ajo kryente vetëm funksionin e regjistrimit të mallrave, ndërsa zhdoganimi kryhej në Kosovë.

Kjo çonte në vonesa dhe shtim kostosh për bizneset importuese, që vazhdimisht kanë lobuar pranë dy qeverive për zhdoganimin e tyre në Portin e Durrësit.

Porti i Durrësit shërben si hyrje për rreth 15 për qind të mallrave që importohen nga Kosova.

Doganën e vizituan këtë të martë dy ministrat e Financave, Delina Ibrahimaj dhe Hekuran Murati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here