Dako nuk ndalet: Kam pirë kafe me Astrit Avdylin por…

0
104

Kryebashkiaku Vangjush Dako ka sqaruar edhe njëherë afrimitetin e tij me fisin Avdylaj.

I ftuar në emisionin “Repolitix”, Dako këmbënguli se personi me të cilin flet në telefonatën e përgjuar nuk është Astrit Avdyli, pasi nuk mban mend të ketë folur ndonjëherë në telefon me të.

Më tej ai theksoi se ka pirë kafe me Astrit Avdylajn dhe është ulur në një tavolinë me të.

“Kemi pirë një kafe në Shijak pas një aktiviteti elektoral. Kemi qenë rreth 10-15 persona dhe aty ka qenë edhe Astriti dhe shumë persona të tjerë që na kanë përshëndetur.

Ata kanë mbështetur PS-në, kanë dhënë maksimumin që Partia Socialsite të fitojë.

Unë s’mbaj mend të kem folur ndonjëherë me të në telefon, ndoshta ka folur aksidentalisht,”– u shpreh Dako ndër të tjera.

Kryebashkiaku Dako është i ftuar në emision për të sqaruar përgjimet e publikuara nga media gjermane Bild.

Dy ditë më parë, prestigjiozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here