“Nëse do bënim një llogaritje të vjedhjes që bën përditë kjo qeveri, Ramës i kushton minuti më shtrenjtë se Messi e Ronaldo”

0
113

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, thotë se ky duhet të jetë dimri i fundit i modelit qeverisës të kryeministrit Rama.

Në studion e Rtv Ora ai thotë se nëse do bënim një llogaritje të vjedhjes që bën përditë kjo qeveri, Ramës i kushton minuti më shtrenjtë se yjeve të futbollit botëror Messi e Ronaldo.

Biberaj: Nëse do bëhej një llogaritje sa e ka minutën Edi Rama ka mundësi që ja kalon edhe  Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Aq shumë vidhet në këtë vend dhe kjo është komplet atribut i Edi Ramës. Minuti i Edi Ramës mund të jetë qindra-mijëra euro. Duhet të jetë rekord botëror por këto para nuk po i merr nga ajri, po i merr nga xhepat dhe pasuritë e shqiptarëve.

Kjo është e tmerrshme. Si mund të lësh një qeverisje të tillë? Edhe të shuhet fare opozita do të dalin shqiptarët se ka shkuar aty ku nuk mban më. Universitetet po bëhen gati për protesta, gjithë sektorët do bëhen gati për protesta dhe ky dimër duhet të jetë i fundit i këtij modeli. Edi Rama do mbahet mend në histori si figura më negative që ka nxjerrë kombi shqiptar. Pushteti i tij është edhe më i madh se pushteti i Enver Hoxhës.

Ai thotë se opozita nuk ka asnjë pengesë për tu prirë shqiptarëve.

 

Biberaj: Asnjë lloj pengese. Nuk duhet të vonojë, përndryshe opozita do marrë koston se është e shitur si opozita paraardhëse. Situata me qytetarët është shumë më revoplucionare sesa situata ndoshta nqë PD.

 

Një koment dhe për partitë e vogla opozitare dhe grupin demokrat nën udhëheqjen e Alibeajt.

 

Biberaj: Partitë e vogla janë aleatët tanë, janë aleatë modestë, kanë përfituar gjithmonë nga votat e PD por ne kemi nevojë për to. Jo vetëm për partitë e vogla por çdo individ. Opozita kurrë nuk ka luksin për të larguar njerëz.

 

Ne duhet të negociojmë dhe me pjesën e grupit parlamentar që nuk është bashkuar me PD zyrtare. Janë kolegët tanë. Unifikimi në radhë të parë i grupit parlamenar është shumë i rëndësishëm.

Ne pretendojmë për të bashkuar jo vetëm demokratët por edhe pjesë të elektoratit të qendrës dhe atij të majtë. Kjo qeverisje nuk ka lidhje me filozofinë socialiste dhe as PS.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here