Satelitët për ndërtimet pa leje, ironia e JoridaTabakut me Edi Ramën: Justifikim cinik për tenderin 5.7 milionë eurosh

0
131

Deputetja Demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama për satelitët që do të zbulojnë ndërtimet pa leje.

Në një postim në Twitter, Tabaku thekson se ndërtimet pa leje janë lehtësisht të dallueshëm në mes të Tiranës. Ajo e cilëson një justifikim cinik për tenderin me vlerë 5.7 milionë euro për të shpërdoruar taksat e shqiptarëve.

“ER ka premtuar satelitë për të verifikuar ndërtimet pa leje. Çudi si na duhet 150 km mbi tokë për të parë diçka që dallohet lehtësisht mes Tiranës. Justifikim cinik për tenderin me vlerë 5.7 mln € në këtë kohë, kur i kërkon Shqipërisë sakrifica dhe vetë shpërdoron taksat e tyre!”, shkruan Tabaku.
Më herët, kryeministri Rama nënshkroi kontratën e Shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Republikës së Shqipërisë, ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit “Satellogic USA Inc”.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se: “Lajmi është që do të kemi një kryeinspektorat në qiell, që nuk ka parti apo kushëri dhe i shikon të gjitha”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here