“Po ikin pa kthyer kokën pas”, Tabaku: Mbi 5 mijë shqiptarë janë larguar vetëm këtë 6 mujor

0
84

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin në lidhje me largimin e shqiptarëve jashtë vendit.

Me anë të një statusi në Facebook, ajo u shpreh se mbi 5 mijë shqiptarë janë larguar vetëm në gjashtë muajt e fundit, si dhe fajësoi qeverinë dhe politikën në përgjithësi për krijimin e një situate të tillë.

Postimi i plotë:

Mbi 5000 mijë shqiptarë janë larguar vetëm këtë 6 mujor. Po ikin nga sytë këmbët megjithëse nuk jemi në luftë civile apo konflikt i armatosur. Po ikin pa kthyer kokën pas.

Pse?

Shqiptarët ikin sepse qeveria në rradhë të parë, ky parlament së dyti e politika në përgjithësi nuk ofron e nuk jep shpresë! E kemi kthyer shpresën në një rreng që na kthen pas në kohë, të njëjtat emra, të njëjtat premtime, e njëjta fabul! Shqiptarët nuk janë budallenj!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here