Energjia/ Eksperti: Sipas tabelës së qeverisë lavatriçja duhet të përdoret një herë në javë

0
91

Në emisionin “Opinion” është diskutuar lidhur me çmimin e energjisë elektrike.

Eksperti i energjisë elektrike, Anduel Çekrezi, ka sqaruar se, sipas tabelës së qeverisë që një familje të shpenzojë deri në kufirin 800 KWH duhet që lavatriçen ta përdorë vetëm një herë në javë.

Po ashtu, eksperti sqaroi edhe se si duhen të përdoren dhe pajisjet e tjera në mënyrë që të kursejnë energjinë.

“Kam marrë tabelën që ka nxjerrë vetë qeveria, duke marrë 800 KWH të konsumit për një familje normale. Nuk janë bërë shumë publike detajet se si është bërë kjo llogari. Nga kalkulimi që kemi parë 800 KHW, duke parë që vijmë drejtë dimrit kemi bërë një kalkulim sekondar. 30 KWH në muaj është për frigoriferin. Lavatriçja është kalkuluar që të përdoret katër herë në muaj, një herë në javë. Larja e enëve me lavastovilje llogaritet tetë herë”, tha Çekrezi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here