Kurti sfidon Ramën: Voto rezolutën për gjenocidin serb, trego të vërtetën për Vuçiçin

0
159

Kryeministri Rama të votojë një rezolutë për gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve. Kjo kërkesavë vjen nga ish-kryeministri Kurti, njëkohësisht kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Gjatë konferencës së sotme për mediat Kurti tregoi se ka qëndrime të ndryshme me Edi Ramën, për të cilin thotë se nuk i di motivet se, përse nuk guxon ta thotë të vërtetën për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Më pas ai bëri thirrje Kuvendi i Shqipërisë ta miratojë rezolutën e gjenocidit të Serbisë.

“Mospajtimet tona vijnë nga ky dallim, dallimi thelbësor është qëndrimet e ndryshme që i kam unë dhe kryeministri i Shqipërisë, për presidentin e Serbisë. Ai po përpiqet që krimet e Serbisë t’i lokalizoj në figurën e Millosheviqit, kjo është e padrejtë ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar. Andaj kryeministrit të Shqipërisë, por edhe Kuvendit të Shqipërisë i bëj thirrje që, ashtu siç e ka miratuar Kuvendi i Republikës së Kosovës, rezolutën e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, ta bëjë edhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë”, përfundoi Kurti.

Ai tha se Kosova dhe Shqipëria nuk mund të bashkohen si komb gjersa kanë qëndrime të ndryshme ndaj Serbisë. “Ka kohë që me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, zoti Edi Ramën ne nuk kemi të njëjtin qëndrim sa i përket presidentit të Serbisë, kjo është një pikë e rëndësishme që ne dallojmë fort. Fatkeqësisht kryeministri i Shqipërisë nuk guxon ta thotë të vërteten për presidentin e Serbisë, për çfarë motivesh dhe arsyesh, unë nuk jam në gjendje ta them. Ne duhet të bashkohemi për luftën çlirimtare, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por edhe kundër Serbisë, e cila është kundër nesh. Nuk do të mund të bashkohemi si komb, nuk do të mund të bashkëpunojmë si shtete me qëndrime të ndryshme karshi Serbisë. Kosova dhe Shqipëria nuk e kanë jo vetëm luksin por as të drejtën që të dallojmë sa i përket Beogradi”, tha ai.

Pse shërben kjo rezolutë?

Disa ditë më parë edhe përfaqësuesi Degës së Vetëvendosjes në Shqipëri, Bojken Abazi I ka kërkuar Kuvendit shqiptar miratimin e rezolutë së mësipërme.

“Nëse deputetët e Kuvendit të Shqipërisë gjejnë më në fund guximin për të miratuar rezolutën për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë, siç ka vepruar Kosova, atëherë Shqipëria do të ishte shteti i parë anëtar i OKB-së që e zyrtarizon njohjen e këtij gjenocidi. Në të drejtën penale ndërkombëtare “gjenocidi” nuk është as thjesht masakra dhe spastrim etnik, as vetëm krim lufte, është shumë më shumë, dhe Serbia do mbante përgjegjësi kolektive për këtë krim shtetëror. Këtë Serbia nuk e do. Me miratimin e rezolutës në Kuvendin e Shqipërisë, me koordinimin Shqipëri-Kosovë për këtë çështje, i lehtësohet puna edhe shteteve të tjera anëtare të OKB-së që të miratojnë rezoluta për këtë gjenocid, duke mbrojtur të vërtetën historike në nivel ndërkombëtar dhe duke i hapur rrugën drejtësisë”.

Mbrojtja e UÇK-së

Kryetari Kurti është deklaruar edhe për Gjykatën Speciale dhe paraqitjen e ish-krerëve të UÇK-së javën që lamë pas në Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Në Hagë nuk po përndjeken vetëm individët por nuk mund të mbrohen as të pandehurit si individë. Shteti duhet ta organizoj e ta koordinoj mbrojtjen e të pandehurve. E pamë se ata i kanë avokatët e tyre por nevojitet bashkërendimi nga shteti. UÇK nuk ka qenë e asnjërit, por të gjithëve dhe të gjithë duhet ta mbrojmë. Kjo është sidomos punë qeverie”, tha Kurti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here