Berisha: KESH ka investime të regjistruara 1 miliard euro. Punime të kryera nuk janë as 100 milionë

0
127

Kreu i PD-së, Sali Berisha, duke folur në mbledhjen e grupit parlament, ka veçuar edhe çështjet e vjedhjes me anë të KESH nga qeveria.

Sipas Berishës, KESH ka të regjistruar investime prej 1 miliardë eurosh, por punime të kryera ka më pak se 100 milionë.

Dhashë vetëm këtë shembull për të mos thënë me dhjetëra e dhjetëra të tjerë.

100 milionë euro tendera në KESH së fundmi. Se KESH e kanë si pusin ku mbushin paratë.

KESH ka investime të regjistruara 1 miliard euro. Punime të kryera nuk janë as 100 milionë.

Pra, në këtë situatë, sirenat e revoltës popullore po bien në katër anët e vendit.

Parlamenti është shndërruar në një instrument të një qeverie që nuk zbaton asnjë ligj dhe asnjë parim.

Ky i ka pronat e veta. Ky është i çmendur, është i pangopur. Oreksi vjen duke ngrënë, vjedhja shtohet me vjedhje. Nuk mund të jetë ndryshe’, tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here