Këlliçi: Nuk isha në SHBA për çështjen “Berisha”, ai i del zot vetë vetes. Mik i Presidentëve Bush dhe kundërshtar i Soros

0
136

Deputeti demokrat Belind Këlliçi, i sapokthyer nga një vizitë në SHBA, ishte i ftuar në “Radar Infotmativ” në Abc News.

Këlliçi mohoi të isht në SHBA për të lobuar për çëhstjen e kryedemokratit Sali Berisha, i shpallur non-grata, teksa theksoi se ishte atje si përfaqësues i Kuvendit të Shqipërisë.

“Sali Berisha i del zot vetes. Ka kongresmen që kanë reaguar publikisht për këtë çështje. Unë nuk jam megaloman që hyj e të jap mend në kongresin amerikan. Brenda të drejtës së tyre, kanë të drejtë të marrin informacion në DASH në lidhje me raste të tilla që kanë të bëjnë me cenimin e figurave të shquara, mike të republikanëve. Nuk e mohon njeri që Berisha është mik i dy presidentëve Bush. Qershia mbi tortë është edhe marrëdhënia e cunguar e Berishës me George Sorosin. Janë këto çështje për të cilat ka shkëmbime informacioni, idesh”, tha Këlliçi.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here