Berisha: Rama një piktor dështak, i’u sul Teatrit Kombëtar dhe e shkatërroi për ti grabitur truallin

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po zhvillon një takim me zonja të shquara shqiptare. Gjatë fjalës së tij në këtë bashkëbisedimi, kreu i PD-së sulmoi Edi Ramën, se si një artist dështak iu sul artit.

 

Berisha tha se, Edi Rama është një piktor dështak dhe për hakmarrje i’u sul Teatrit Kombëtar për ta shkatërruar dhe rrëmbyer truallin.

“E vërteta është se sot është një situatë shumë e vështirë. E vështirë në tërësi dhe me vështirësi të pamerituar, të krijuara në radhë të parë nga politika, në të cilat qytetari, vajzat, gratë janë të shpërfillura maksimalisht. Një qeveri që nuk pyet asgjë.

Po marrim artin. A keni dëgjuar ju këtë qeveri në 9 vite të bëjë një konsultë me artistët e këtij vendi? Jo. Përkundrazi me një urrejtje patologjike u shkatërroi Teatrin, ku artistët tanë në dekada e kishin shndërruar atë në një simbol të vërtetë Kombëtar. Ai ishte Teatri Kombëtar i merituar plotësisht dhe mbi të barbarisht u vërsulën. U bë një ligj në parlament për të grabitur truallin dhe për ti çuar në një sallë, që nuk teatër. E njëjta gjë pak a shumë është me Teatrin e Operas. E njëjta gjë është në tërësi me artistët shqiptarë. Ky është qëndrimi që mbahet.

 

Për fatin që një njeri i cili është sot kryeministër mbeti gjithë jetën një piktor dështak dhe deri në momentin që u bë kryeministër, e përdori të gjithë fuqinë e kryeministrit për të korruptuar dhe shpërdoruar, nuk kishte hapur dot një ekspozitë në Shqipëri. Kjo është e vërteta e tij. Dështimi është i tij dhe ne nuk kemi punë me të.

 

Por e vërteta është se u vërsul kundër artit’, – tha kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij.

 

 

 

Berisha: Rama një piktor dështak, i’u sul Teatrit Kombëtar dhe e shkatërroi për ti grabitur truallin

Këlliçi: Nuk isha në SHBA për çështjen

Berisha: Rama një piktor dështak, i’u sul Teatrit Kombëtar dhe e shkatërroi për ti grabitur truallin

Nuk lënë rast e mundësi pa u

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko