Fati i Ervis Martinajt/ Drejtues të Policisë së Shtetit takim të “fshehtë” në SPAK, ja kërkesa për Prokurorinë e Posaçme

0
114

Policia e Shtetit i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që të nisë hetime për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Mësohet se pjesë e diskutimeve ka qenë dhe ish-efektivi i operacionales, Jeton Lami i cili mund të merret në pyetje rreth kësaj çështje.

Përpos kësaj kërkese,  Gjykata e Apelit do të bëje me dije masën për Jeton Lamin në ditët në vijim, i cili pas dëshmisë së tij mund të zbardhë shumë detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje.

Kujtojmë që një ditë më parë, kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi online me gazetarët, u shpreh se Policia e Shtetit e ka një përgjigje për fatin e Ervis Martinajt, por u duhen ende më shumë prova për të qenë të sigurt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here