Vasili publikon tabelat: Bie pikiatë çmimi i naftës në bursë, bordi i hajdutëve nuk e ul

0
90

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili deklaron se çmimi i naftës ka rënë ndjeshëm në bursë, por në Shqipëri bordi i qeverisë nuk e reflekton një gjë të tillë.

Ai ka publikuar në Facebook të dhënat që tregojnë rënien e çmimit të naftës në bursë dje dhe sot.

Sakaq, në Mal të Zi nafta kushton shumë më lirë se në Shqipëri.

Sipas tabelës së çmimit që ka publikuar Petrit Vasili, në vendin fqinj një litër naftë kushton 1.27 euro ose 147 lekë nga 232 lekë për litër që kushton në Shqipëri.

Postimi

Çmimi i naftes bie pikate ne Bursa, por Bordi i Hajduteve nuk e ul çmimin!

Çmimi i Naftes ne Bursa bie dhe po bie vazhdimisht, ky eshte fakt, qe nuk e luan topi. Po ju sjell me Foto edhe per dje edhe sot cmimin e Naftes ne Burse.

Bordi i Hajduteve deklaroi qe sapo ndryshon çmimi ne bursa ne ulje keta gjoja e ulin menjehere.

Por realiteti flet ndryshe.

Çmimi nuk ulet kurrsesi sepse Bordin e Hajduteve ligjin e bejne oligarket, qe bejne llogarine e xhepit te tyre i japin edhe hisen qeverise, ndersa populli i lene cmimin e larte qe ta plaçkisin gjer ne palce.

Ne Mal te Zi nje liter nafte kushton 1.27 euro litri ose thene ndryshe 147 leke.

Ndersa ne Shqiperi Bordi i Hajduteve e mban 232 lek.

Edhe me Taksat pa fund qe i kane vene Naftes maksimumi nje kier Nafte di te kushtonte jo meshume se 200 lek litri.

Llogaritni cfare plackitje monstruoze ju behet shqiptareve me Naften.

Shikoni ne Foto cmimet ne Bursa shihni edhe çmimin ne Mal te Zi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here