Pandemia dhe shpenzimet familjare në shëndetësi: Shqipëria me rritjen më të lartë në Europë

0
91

Shpenzimet e familjeve shqiptare për shëndetin janë rritur më shumë së çdo vend tjetër në Europë gjatë vitit pandemik.  Sipas një raporti, këto shpenzime në Shqipëri u rriten 28%, ndërsa në BE u ulën me 4%. Ndërkohë, mbështetja e qeverisë për pacientët me Covid që trajtoheshin në banesë ka dështuar, pasi qeveria ka shpenzuar vetëm 3% të fondit të rimbursimit. Kjo, për shkak të procedurave të shumta për aplikimin e fondit dhe kompensive të pamjaftueshme.

Shqipëria shënoi rritjen më të lartë në Europë të shpenzimeve të familjare për shëndetin gjate vitit pademik.

Për shkak të infektimeve nga virusi dhe nevojës së trajtimi të tyre me medikamente në banesë apo në spitale, familjet shqiptare në vitin 2020 rritën shpenzimet për shëndetësinë me 28% krahasuar me vitin 2019, ndërsa në Bashkimin Europian ky tregues ra me 4%.

Këto të dhëna u nxorën nga nje raport i Together of Life, duke theksuar se ndryshe nga vendet e BE, ku shpenzimet e pandemisë u hoqën pjesa më e madhe nga shteti, shumica e shqiptareve, e përballuan me xhepat e tyre.

Qeveria shqiptare vendosi një fond në dispozicion për rimbursimin e pacienteve që kurohen në banesë.

Fondi i vendosur në dispozicion ishte rreth 1,2 miliardë lekë, por u përfituan nga pacientët vetëm rreth 37.6 milionë lekë (308 000 euro) ose vetëm 3% e tij, çka tregon se mbështetja e qeverisë për përballimin e sëmundjes në banesë nga qytetarët, dështoi.

Gjithsej kanë përfituar rreth 9000 persona ose 3.2% e infektimeve zyrtare të deklaruara në vendin tonë deri me 30 prill 2022.

Sipas raportit, interesi i qytetarëve për të përfituar nga paketa e rimbursimit ishte i ulët, pasi një sërë procedurash duheshin plotësuar për të përfituar një shumë të vogël.

Nga ana tjetër, të dhënat nga farmacitë pohuan se trajtimet në banesë për të sëmurët me simptoma të moderuara kanë arritur edhe në 2 deri në 6 mijë euro. Ndër të tjera thuhet se pacientë të tjerë që janë kuruar jashtë vendit, kryesisht në spitalet e Turqisë, kanë përballuar nga xhepi shpenzime që kanë arritur deri në 100 000 euro për person.

Problematikë tjetër që thekson raporti është se Shqipëria mbetet ndër të fundit në Evropë sa i përket vaksinimit, në raport me popullatën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here