Blinken reagon për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë: Nuk do ta tolerojmë Iranin

0
113

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar pas sanksioneve që Departamenti i Thesarit vendosi ndaj Iranit për sulmet kibernetike në sistemin online në vendin tonë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Blinken shprehet se Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë sulme kibernetike që synojnë interesa të vendeve aleate, duke iu referuar në këtë rast vendit tonë.

“Ne po evidentojmë Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit dhe ministrin e tij, për përfshirje në aktivitete të aktivizuara kibernetike kundër SHBA-së dhe aleatëve tanë. Ne nuk do të tolerojmë sulme kibernetike që synojnë interesat, infrastrukturën ose shërbimet e SHBA-së ose të aleatëve tanë”, shkruan Bliken në Twitter.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here