Persona të paidentifikuar kërcënojnë anketuesit e Exit Poll, RTV Ora dhe Ora News thirrje policisë…

0
123

Persona të paidentifikuar kanë kërcënuar anketuesit e Exit Poll që RTV Ora dhe Ora News organizon me Antonio Noton.

RTV Ora dhe Ora Neës i bën thirrje organeve të policisë të sigurojnë që anketuesit të kryejnë detyrën e tyre të lirë.
Anketuesit e Exit Poll janë të pajisur me autorizim përkatës.

RTV Ora dhe Ora News do të publikojnë në orën 19:00 Exit Poll e realizuar në bashkëpunim me Noto Sondaggi.

Menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit shqiptarët do të kenë mundësi të njihen me rezultatin e zgjedhjeve në ekranin e Rtv Ora dhe Ora News para se ai të bëhet zyrtar.

Anketuesit janë vendosur që në orët e para të mëngjesit pranë QV në disa qarqe me kutitë e improvizuara të Noto Sondaggi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here