Ogerta, çfarë peshon më tepër, 400 mijë të vaksinuar apo 10 mijë të vdekur?!

0
81
Nga Erion Dasho 

Në mbyllje të procesit të vaksinimit elektoral, ditën e heshtjes elektorale Ogerta shpalli 400 mijë të vaksinuar. Në mungesë të një regjistri elektronik vaksinimi, vërtetësia e kësaj deklarate mbetet e dyshimtë, por le ta marrim një moment të mirëqenë.

Jam kurioz ta di në se do të ndikohen nga kjo deklaratë e Ogertës për t’i dhënë asaj votën:

1. Familjarët e ndonjë prej 10 mijë të vdekurve nga COVID, sidomos e atyre që humbën jetën në spitale ku vasalja e Ogertës, Najada, nuk lejonte as t’u jepej lamtumira e fundit të afërmve, apo ata që morrën vesh me orë e ditë vonesë largimin nga jeta të të dashurve të tyre.

2. Familjarët e atyre që fatmirësisht i kanë ende gjallë të dashurit e sëmurë, por që u rropatën duke paguar qindra euro për analiza dhe favira dhe mijëra euro për remdesivir.

3. Familjarët e atyre që prisnin “Tiret” pas gardhit dhe merrnin borxhe dhe overdrafte për të kënaqur lakminë e tyre të panginjur.

4. Familjarët e atyre që paguan dhjetëra mijëra euro në spitalet private apo në spitalet e Turqisë.

5. Familjarët e atyre që shndërruan shtëpitë në spitale, ku paguan qindra euro për infermierët, qindra euro për oksigjenin, madje që përjetuan edhe tmerret e ikjes së dritave duke rrezikuar dhe ndonjëherë edhe humbur jetën.

Zj. Ministre,

Ti nuk mund të blesh krimet e bëra nga ti dhe kamikazët e tu politikë, përfshi edhe lojën me vaksinat kineze, efektiviteti i të cilave do të analizohet me kujdes dhe përgjegjshmëri!

Mbi të gjitha, duhet të të vijë turp që edhe momentin e fundit po shfrytëzon politikisht një proces që duhet të ishte jetëshpëtues për qytetarët e vendit tënd!
Koha e llogaridhënies erdhi!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here