Berisha: Demokratët do të votojnë për të zgjedhur vetë deputetin dhe Kryetarin e Bashkisë 

0
106

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi sot nga Prrenjasi se do jene vete demokratet qe do te caktojne kandidatin e PD per kryetar bashkie.

 

“Ju garantoj se ju do të caktoni deputetin, siç e zgjodhët kryetarin e partisë, do të zgjidhni deputetin, kryetarin e bashkisë, këshilltarët. Ky është zotim solemn dhe statuti do të zbatohet me rigorozitet. Pse kjo? Ky raport, ligj, është i domosdoshëm që të kemi një përfaqësim demokratik dhe të përgjegjshëm para jush.

Sot asnjë kryetar i degëve të PD-së nuk është i rekomanduar nga Sali Berisha apo kryesia e PD-së. Asnjë. Kjo do të thoni ju, çfarë efekti ka pasur tek unë. Jashtëzakonisht pozitiv, sepse unë merrem tani me detyrën time. Ai merret me detyrën e vet. Kryetari merret me detyrën e vet. Ai e di se kujt i detyrohet, punon për anëtarët, punon për anëtarësinë, e di se ata e zgjedhin dhe e ç’zgjedhin. E votojnë dhe nuk e votojnë. Kështu do të bëhet edhe me deputetin, kryetarin e bashkisë, por nga ana tjetër në fusim pluralitetin në parti dhe kjo e forcon demokracinë në Shqipëri. Demokracia gjithmonë është delikate.

E ka thënë shumë bukur Ronald Regan: Demokracia nuk kërkon më shumë se një gjeneratë për tu zhdukur.

Kjo që ka bërë Edi Rama me votën, ajo që Edi Rama ka bërë me votën në PS, që hoqi votimin, u kthye në metodën që Enver Hoxha përdorte në emërimin e Sekretarit të Parë me byro politike dhe jo me votën e anëtarëve. Ai është një rrezik i madh kombëtar. Ata njerëz që nuk votojnë nuk kanë respekt për lirinë. Humbasin respektin për veten. Ne e kemi përjetuar atë periudhë.

Për ne që e kemi përjetuar diktaturën dy kanë qenë problemet më madhore; nuk votonim dhe nuk flisnim lirshëm. Profesionet i kishim ne, vazhdonim atë automatin e përditshëm.

Ky hoqi votën, kjo është rrezik. I garantoj socialistët se votën do të ua kthejë PD me një ligj. Ligj të cilin e ka Gjermania. Gjermania nuk ka ligj për Partinë Social Demokrate apo Kristian Demokrate, por ka një ligj për partitë, sipas të cilit partitë detyrohen të bëjnë zgjedhje. Sepse Gjermania e kaloi një diktaturë të zezë edhe ajo nuk mund të përsëritet më.

Ai ligj i Republikës Federale Gjermane dikton vetëm normat demokratike që janë të detyruara të zbatojnë partitë. Këtë do ta bëjmë ne dhe socialistët do të na falenderojnë shumë për këtë ligj. Prandaj i ftoj dhe ata të mendojnë, të bashkohemi, të shpëtojmë nga kjo rrokullisje e madhe në të cilën po e shtyn Edi Rama që defakto interesin e shqiptarëve e ka shndërruar në një interes të Serbisë, Beogradit. Ka hapur kufijtë për të mbytur, asgjësuar prodhimet në Shqipëri, ka vendosur Kosovën në epiqendër të sulmeve të serbomadhisë dhe faktikisht Shqipërinë njëlloj si në traditën e Enver Hoxhës, kërkon ta shndërrojë në një shtet vasal të Serbisë, por kjo nuk do të ndodhë kurrë.

Shqipëria ka patriotë, ka atdhetarë, qytetarët e vetë që e duan dhe do të ecim në rrugën tjetër.”

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here