Vrasja e 7 vjeçares nga polici me skaf në Himarë, Rama e komenton publikisht nga ministria

0
99

Edi Rama në një dalje për mediet nga ministria e Brendshme foli për rastin e vrasjes së vogëlushes së 7-vjeçares në Himarë.

Ai tha se ka bërë një reflektim për këtë rast, duke qenë se autori ishte një punonjës policie i cili shkeli rregullat në plazh.

Rama: Nuk e kam harruar akoma ngjarjen tragjike të Himarës ku vogëlushja e pafajshme humbi jetën nga goditja fatale e një skafi në bregun e detit. Sot kur vala e reagimeve mbi plagën e sapo hapur është fashitur, meqë jemi këtu në ministri, në një moment ndryshimi në polici, kam dëshirë që të ndajë një reflektim me publiken me të gjithë ju.

Dhimbja për një jetë aq të re të rrëmbyer aq egërsisht nga një shkelje e rregullave, sinqertë më ka gërryer me ditë dhe netë. Edhe ku i shkruaja këto rreshta kam një ndjejë revolte, sepse shkelësi që u kthye në vrasës ishte një punonjës policie. Ajo tragjedi nuk ka ngushëllim sot, sepse nuk ngushëllohet familja e një fëmije viktimë.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here