Cilën kullë do prishë Rama në Sheshin “Skënderbej”?! Katet pa leje do shemben, ose përdoren për strehim

0
149

Kryeministri Edi Rama, në një takim të zhvilluar sot për prezantimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, u shpreh se të gjitha katet e ndërtuara pa leje, do të konfiskohen apo prishen.

 

Ai u shpreh se katet dhe metrat që do të konfiskohen, do të përdoren si ambiente strehimi apo si ambiente pune për institucionet të cilat janë me qera, dhe paguajnë qera nga taksat e qytetarëve shqiptarë.

“Në sheshin Skënderbej vetëm nuk bërtet pallati, shihni sa u zgjata o njerëz me mendje të shkurtër, pa i hyrë gjemb na këmbë, gjembat më hyjnë mua të parin që jam aksioner me të gjithë këta dhe më pas ju hyjnë atyre në fshat me duart me kallo që i kap me zell të madh policia për një mur avllie pa leje, apo edhe qytetarët që kapen për shtrim pllakash pa leje.

Ky është kontrasti më i neveritshëm që mund të bëhet dhe kërkohet adresim i menjëhershëm dhe i pamëshirshëm qoftë ndaj këtyre pasunarëve që kanë miliona për kate e për llaç e për tulla dhe që duhen zmbrapsur menjëherë, sepse e kanë bërë vijën e ligjit si një litar që kërcejnë me lloj lloj marifetesh, qoftë ndaj punonjësve të policisë që u puthin këmbët pasanikëve për ca lekë të qelbura.”

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here