Nga Londra mburret me Çorovodën: Tani kanë drita!

0
173

Kryeministri Rama edhe Londra kryeqytet i një vendi ku dhjetëra mijëra shqiptarë kanë emigruar edhe duke rrezikuar jetën, nuk ka ndalur makinerinë e propagandës. Nga hoteli luksoz  ku po qëndron prej dy ditësh ai ka zgjedhur të hedh në faqen e tij në Facebook “suksesin” e radhës së qeverisë së tij, foto e video nga Çorovoda.

Nga Londra Rama i njofton shqiptarët, se tani në vitin 2018 Çorovoda më në fund do të ketë energji elektrike, pa ndërprerje!

Ja çfarë shkruan Rama në facebook:

Me këto pamje nga nënstacion i ri elektrik në Çorovodë që ka siguruar furnizimin me cilësi dhe pa ndërprerje të 12 mijë familjeve e sipërmarrjeve të zonës për herë të parë pas 27 vjetësh, ju uroj një ditë të mbarë.

Në tre vitet e fundit janë investuar mbi 1 miliard lekë për rinovimin e rrjetit elektrik në rajonin e Beratit, përfshirë këtë nënstacion; linjën 110 kV Uzonë-Çorovodë; sistemin e monitorimit dhe kontrollit online SCADA; si dhe ndërhyrjet për rikonstruksionin e tërë rrjetit elektrik bashkë me ndërtimin e kabinave të reja.

Së shpejti nis puna edhe për nënstacionin e ri të Kuçovës ku bashkë me rrjetin, kabinat dhe fiderat e rinj do të investohen 600 milionë lekë të tjera.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155600691006523/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here