FOTO/ E merrnin në Shqipëri dhe e shisnin në Zvicër, kapet 15 kg heroinë, 4 shqiptarë në pranga

0
166

Policia e kantonit St.Gallen në Zvicër ka shkatërruar një grup të organizuar kriminal, që trafikonte heroinë.

Mediat zvicerane thonë se grupi kriminal shqiptar trafikonte heroinë.

Droga vinte nga Shqipëria dhe shpërndahej në këtë rajon.

Në prangat e policisë ranë katër shqiptarë dhe dy serbë, këta të fundit vëllezër.

Policia sekuestroi 15 kilogramë heroinë me një vlerë prej të paktën 1 milion franga.

Po ashtu u sekuestruan edhe shumë para cash.

Mësohet se serbët shpërndanin drogën.

Ishin ata që ranë të parët në prangat e policisë, e cila më pas zbërtheu rrjetin.

Droga vinte në Zvicër nga korrierët shqiptarë dhe më pas shpërndahej.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here