Berisha: Eksporti më kryesor i Shqipërisë në botë, është krimi dhe droga

0
101

Kreu i PD Sali Berisha tha sot se gjithë beteja bëhet për kontrollin e Portit të Durrësit dhe flukseve gjigante.

Së shpejti do të shohim këtu nëndetëse droge. Nuk ka ndonjë kontroll kufiri këtu. As radarët nuk funksionojnë, asgjë. Me dhjetëra herë keni dëgjuar që kanë protestuar për skanerat. Qëllimi më kryesor i atyre skanerëve, që u vunë me tender ndërkombëtar, kishte një qëllim të vetëm, drogën. Ne kemi detyrim ndaj fqinjëve tanë, para Italisë, Greqisë, të mos eksportojmë krim. Ne duhet të bëjmë gjithçka që të mos eksportojmë krim tek partnerët tanë.

Sot ju garantoj ju se eksporti më kryesor i Shqipërisë në botë, është krimi, droga, droga, krimi. Mburret Rama se është rritur eksporti me 30%. Ata janë ca helme bujqësore që kanë eksportuar. Po të jetë për helme, sa eksporton drogë, eksporto disa miliardë i them atij.

Gjëja më themelore është të shkëpusim lidhjet e krimit me politikën. Kaluam nga ministri skafist, tek bosi i klanit Xhafaj, pastaj ky velisti. Jo tha një ditë, unë nuk kam lidhje, jam i shoqatës së velave. Por velat tani po përdoren me shumë se skafet për drogën dhe Araniti dihet që është ujku i drogës, nuk mbahet kot ai aty.”

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here