Tubim i përbashkët me PD? “Do jemi kudo ku ndodh krimi!”, Meta: Kushdo i mirëpritur në protesta, në radhë të parë si qytetarë

0
137

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa njoftoi protestën e parë që pas ardhjes së tij në drejtim të kësaj force, e cila do të mbahet më 13 shtator, ai ftoi të gjithë partitë dhe qytetarët që të marrin pjesë.

Ai tha se në radhë të parë, politikanët duhet të marrin pjesë në protesta si politikanë.

“Ne jemi në çdo protestë. Sot morëm mesazhin nga qytetarët e Shijakut, nxituam për të qenë së bashku me ta në protestë. për t’u dëgjuar zëri i tyre dhe atje dhe këtu, në vazhdimësi. Do mbështesim çdo proteste që bëjnë të gjitha forcat politike, të gjithë grupet e interesit, kundër korrupsionit, kundër kapjes së shtetit. Do të jemi atje te vendi i krimit, siç shkuam sot në Shijak.

Siç do të shkojmë atje te inceneratori, kudo ku ndodh krimiNe i konsiderojmë ketë protesta në radhë të parë si protesta të qytetarëve. Këtë rast e kemi marrë iniciativën, pasi jemi marrë me çështjen e inceneratorëve. Të gjithë janë të mirëpritur, në radhë të parë si qytetar. Janë taksat e tyre që merren, që vidhen, që shkojnë te kompania mëmë atje në Holandë. Në vend që të vinë lekët e tyre këtu.”, tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here