Aksidentet në vend/ Përgjaken rrugët në Shqipëri, 6 të vdekur brenda 48 orëve

0
209

Kur nuk kanë kaluar shumë orë pas aksidentit tragjik në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë,  ku humbën jetën 3 persona, sërish janë përgjakur rrugët e Shqipërisë. Pothuajse  çdo ditë ndodh nga një aksident apo dhe më shumë brenda ditës. Kështu dy aksidente janë regjistruar gjatë ditës së djeshme duke shkaktuar edhe 3 viktima të tjera. Duke pasur parasysh dhe aksidentin tragjik në Gjirokastër, bilanci i të vdekurve është dramatik. Kështu brenda 48 orëve  kanë humbur jetën 6 persona.

Aksidenti i parë i rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm në aksin rrugor Lezhë-Tiranë. Si pasojë e aksidentit të ndodhur në Fushë Milot humbën jetën 2 shtetasit, Defrim Balla, 25 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ishte dhe drejtuesi i  mjetit me targa TR 0143 M, si dhe Agron Rushiti 20 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ndodhej pasagjer në këtë automjet. Gjithashtu janë plagosur dhe 3 shtetas të tjerë si pasojë e aksidentit.

Aksidenti ka ndodhur pas përplasjes së 2 makinave tip “Benz”, njëri me targa TR 0143 M dhe tjetri LA 9785 A. Sipas hetimeve dyshohet se mjeti me targa TR 0143 M ku udhëtonin 2 viktimat, i ka prerë rrugën mjetit tjetër LA 9785 A i cili udhëtonte me shpejtësi në drejtim të Tiranës. Ndërsa personat që udhëtonin në mjetin Benz LA 9785 A që drejtohej nga B.M. i shoqëruar nga e ëma T.M 65 vjeçe dhe bashkëshortja B.M 32 vjeçe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, nga ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti tjetër i ndodhur ditën e djeshme ka ndodhur  në qytetin e  Korçës, pranë fshatit Podgorie. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën këmbësori R.M., 74 vjeç banues në fshatin Blacë, Pogradec. Këmbësori është përplasur nga një makinë tip “Opel”, me targë AA 254 DL, që drejtohej nga shtetasi Fatos Kapushi, 40 vjeç. Burime pranë policisë lokale bëjnë me dije se është bërë i mundur arrestimi i drejtuesit të mjetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here