‘Shqipëria ka diell për të gjithë!’/ Meta: Të frenojmë ikjen e të rinjve

0
140

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ngritur edhe një herë shqetësimin në lidhje me largimin e të rinjve nga vendi.

Meta ka shpërndarë në Facebook historinë e dy vëllezërve binjakë, student të ekselencës, të cilët pas përfundimit të studimeve do të ikin jashtë vendit.

Reagimi i plotë i kreut të PL-së, Ilir Meta:

Historia e vëllezërve binjakë, studentë të ekselencës, Mario dhe Xhulio Popa është sa mbresëlënëse, po aq dhe trishtuese. Fitues absolutë në degën e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ata thonë se pas përfundimit të studimeve të ardhmen e tyre e mendojnë jashtë vendit.

Si vëllezërit Popa janë me mijëra të rinj në Shqipëri, që në mungesë të shpresës këtu, bëjnë përpjekje çdo ditë për t’u larguar.

Të frenojmë ikjen e të rinjve tanë më të talentuar duke ju krijuar kushte dhe mundësi më të mira për arsimim dhe punësim, që të shprehin potencialet e vërteta dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend.

Shqipëria ka diell për të gjithë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here