Sali Lushaj ndalohet nga policia tete stadiumi “Dinamo”, Stresi: Babai ka një armë me leje, u ndalua me tendencë

0
235

Sali Lushaj është shoqëruar ditën e sotme nga forcat e policisë në Tiranë. Djali i tij, këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka pohuar se babai i tij ishte ndaluar me armë, që e ka me leje.

Këngëtari tha se i ati ka qenë me disa shokë dhe është ndaluar tek stadiumi “Dinano” në kryeqytet.

“Është takuar me disa shokë të vetë dhe kanë vazhduar dy makinat nëpër qytet. Babai im posedon një armë, por e ka me leje që ia ka lëshuar shteti. Është bërë ekzaminimi i armës, po merret në pyetje, do marrë gjobën. Por mënyra si e kanë ndaluar ka qenë kështu si me tendencë. Tani po presim të lirohet.

Arsyeja kanë qenë dyshimet e policisë që kanë bërë aksionin. Ashtu si i kanë ndaluar ata…u kanë prerë rrugën. Shteti i di këto aksionet ne nuk marrim vesh. Thjeshtë i kanë ndaluar dhe po merren në pyetje”, ka pohuar këngëtari për abcnews.al.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here