Reciprocitet me Serbinë, Osmani e Kurti: Do të vazhdojmë angazhimin drejt njohjes reciproke

0
145

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar SHBA-në dhe BE-në për mbështetjen e tyre në arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për heqjen e dokumenteve për hyrje-daljet mes tyre, duke shtuar reciprociteti nënkupton barazi.

 

“Liria e lëvizjes është themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet”, shkroi ajo në Facebook.

Osmani shtoi se Kosova do të vazhdojë angazhimin e saj “drejt njohjes reciproke”.

Osmani: Reciprocitet e barazi. Liria e lëvizjes ështe themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet. Falënderime Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për rolin e tyre mbështetës.

 

Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke.

 

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se masa e reciprocitetit duhet të jetë “fryma e zgjidhjeve parimore”.

 

Kurti: Qytetarët e Republikës së Kosovës, me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga shteti ynë, do të mund të kalojnë pa pengesa, ngarkesa e vonesa kufirin me Serbinë në të gjitha vendkalimet kufitare. Njësoj do të vlejë edhe për kahjen e kundërt me rastin e hyrjes në Kosovë me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

 

Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe durimin, posaçërisht në këto katër javët e fundit. Fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti. Zgjidhjet normalizuese duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda, teksa marrëdhëniet e mira fqinjësore e nënkuptojnë atë. Falënderoj ndërmjetësit, zotërinjtë Borrell, Lajçak dhe Escobar, e sidomos ambasadorin amerikan Hovenier për angazhimin dhe kontributin.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here