Mbyllet në barazim mes Juventusit dhe Romës, golit të Vlahoviç i përgjigjet Abraham

0
130

Juventusi nuk ia doli të fitonte në shtëpi kundër Romës, edhe pse e nisi ndeshjen me gol. Bardhezinjtë barazuan 1-1 në duelin e javës së tretë të Serie A.

Dusan Vlahovic ishte ai që shënoi që në minutën e dytë të ndeshjes dhe bardhezinjtë u munduan pastaj të realizonin edhe golin e qetësisë.

Locatelli e çoi topin në rrjetë nga distanca pjesën e parë, por VAR e anuloi golin për një faull. Në pjesën e dytë Juventusi u tërhoq.

Roma përfitoi nga terreni i lënë dhe me Abraham ia doli të shënonte golin e barazimit, që i jep një pikë dhe mban 0 kolonën e humbjeve në kampionat.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here