Ekstremet e një qyteti

0
127

Nga Luçiano Boçi.

Elbasani është zgjedhur si qyteti në të cilin do ndërtohet një Auto Moto Park. I mirëpritur normal, megjithëse jam skeptik për vendin e ndërtimit dhe finalizimin, sikurse për impaktin e tij në një prej qyteteve më të varfra dhe të shpopulluara të Shqipërisë.

Aq më keq, po përdoret shumë keq për propagandë elektorale (sepse nuk ka një afat përfundimi) dhe grabitje parash, meqenëse shuma paraprake 11 milion euro thuhet se është përfituar nga klientët e Ramës.

Investimi konsiderohet luksoz e paraqet ekstremin e fasadës që ndriçon të bashkisë më të helmuar dhe të ndotur nga plehrat (me inceneratorin) në Shqipëri.

Ekstremi tjetër është ana tjetër e medaljes. Këtu futen lagjet periferike “alla Bombei”, ku mungojnë kanalizimet e ujërave të zeza dhe megjithë premtimet, asnjë lek nuk është investuar. Gropat septike bëjnë namin në këto territore të harruara nga shteti.

Denoncimi vjen nga Rrapishtja. Përroi i Manasderes është shndërruar në pikë hedhje mbetjesh të çfarëdollojshme dhe i mbuluar nga inerte, ferra dhe bimësi spontane. Shtëpitë e ndërtuara me djersë, djersitin çdo ditë nga aromat e rënda, pisllëku dhe rreziku i infeksioneve.

Asnjëra prej tyre nuk ka një centimetër kanal të ujërave të zeza. Thirrjet e tyre nuk i dëgjon askush, përkundrazi i joshin me gëzimin fals të Auto Moto Parkut. Vërtet lajm i bukur mes gropave septike të qytetit!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here