Hetimet për Metën, Gjokutaj: SPAK po vepron në interes të mazhorancës! Presion ndaj opozitës…

0
178

Avokati Genc Gjokutaj komentoi në edicionin e pasdites në Syri Tv nisjen e hetimeve nga SPAK për ish-presidentin Meta.

Gjokutaj deklaroi se për Metën nuk ka një procedim në Amerikë ndërsa për rastin e Ramës ka ndodhur krejt e kundërta, shteti amerikan ka filluar një çështje dhe Bilal Shehu është dënuar.

“Ky është një standard i dyfishtë ku si në këtë rast dhe në të tjera, shteti nuk thirret nga SPAK ndërsa opozitës i bëhet presion. Meta është një individ në një goditje frekuente të pushtetit pasi në Shqipëri fatkeqësisht pushteti nuk ndjen frikë nga SPAK, kurse opozita është nën terrorin e SPAK. Ky është një alarm institucional, i një shoqërie që pretendon se është demokratike.”-tha Gjokutaj.

Më tej avokati u shpreh se iniciimi i kësaj çështje nga SPAK është sipas kalendarit politik të mazhorancës.

“I keni të freskëta ankesat e Ramës në kongres për goditjen që i është bërë të majtës nga SPAK dhe gjoja mbajtja me hatër e së djathtës.

E pa kuptimtë që një process të iniciohet muaj përpara dhe tani të vihet në eficensë dhe t’i bëhet me dije publikut.”-tha Gjokutaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here