Vendi i rrezikshëm ku gjarpërinjtë u bëjnë masazh njerëzve (Video)

0
355

Kush nuk ka nevojë për një masazh të mirë? Të gjithë shpesh kemi nevojë që të trajtohemi për t’u çlodhur.

Por, besojeni apo jo, një kopsht zoologjik në Filipine ofron 15 minuta masazh nga katër gjarpërinj të mëdhenj.

Menaxheri i kopshtit, Giovanni Romarate thotë se kjo iniciativë e marrë nga kopshti është bërë me qëllim që të promovohet bashkëveprimi mes njerëzve dhe kafshëve.

“Ne e kemi ndryshuar kopshtin dhe e kemi bërë një kopsht interaktiv”, tha Giovanni. “Të gjithë mund ta kenë shansin që të masazhohen nga gjarpërinjtë që i kemi këtu”, tha ai.

Masazhi bëhet nga katër gjarpërinj. Para masazhit, secili nga gjarpërinjtë ushqehen me dhjetë pula kështu që të mos uriten gjatë masazhit e të mos i sulmojnë klientët.

Ata që duan t’i nënshtrohen këtij masazhi udhëzohen me instrukcione të sigurisë para se të hynë brenda.


Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency