Ceremonia për Luiza Gegën, Rama: Vajzat e djemtë provojnë të kundërtën e asaj që predikojnë talljetrapistët

0
123

Kryeministri Edi Rama teksa vlerësoi figurën e atletes Luiza Gega, nuk është kursyer në akuza kundër atyre qe i cilëson kritiket cinikë që mendojnë ndryshe për djemtë dhe vajzat shqiptare.

“Mendoj se ti hyn në një kënd shumë specifik, si parakumptuese të një Shqipërie ku vajza e djem do të provojnë të kundërtën e asaj që predikojnë cinikët dhe më falni ‘talljetrapistët” me kombin, flamurin dhe normë morale dhe etike të traditës shqiptare. Ngadhimi yt i tregon të gjithëve se nuk ka njerëz më inferior se të tjerët dhe s’ka asgjë të pamundur për çdokënd që ka kurajo të ndjekë ëndrrën e vet, të jesh kampione euiropiane në një vend që pistën e [parë normale në normalitetin e vet e ka në pyll, dhe e ka ndërtuar tani, do të thuash të gjithëve se asnjë pengesë me këdo qoftë para teje nuk të pengon të ngjitesh në majë nëse je i vendosur të ngjitesh në majë dhe të paguash çmimin e sfilitjes, gjakut, lotit dhe djersëve.

Shumë do doja të flisja ende por besoj se fjalët u thanë dhe për marrë mësysh po i vë një hudhër fjalimit, duke sjellë në vëmendje një pjesë brutale të komunitetit tonë që nuk e duron dot suksesin, që nivelin e urrejtjes për tjetrin, sa është gati ta bëjë copë Shqipërinë, jo se nuk e do atdheun, por se nuk arrin dot të kuptojë se atdheu nuk është vetëm i veti, kjo arrin kulmin kur në vend se të admirohet ana reale e suksesit që ka të bëjë vetëm me ëndrrën dhe vullnetin, shpotitet suksesi dhe flitet për euro, për braktisje, kam vetëm një fjalë për tu thënë; Shqipëria sot i shpërblen…

Edhe kjo medalje sot nuk e kompenson sot sepse s’ka shpërblim financiar që të kompensojë sfilitjen, gjakun, lotët dhe djersën. Kjo medalje është bërë për figura të larta shtetërore, politike kryesisht, pra normalisht do e merrte Churchill jo ti, por ty të takon s’më shumë se kushdo tjetër se në mbajtje të simbolit të kësaj medalje, është hija e atletit të parë të kombit tonë, atleti i lirisë, Skënderbeu.
Duke tu lutur të vish këtu pa ju trembur shtatlartësisë time të kotë, se mua më rrofshin këto cm, por… e di që je trime dhe nuk trembesh, por dhe vetë Napoloni ishte vetëm 2cm më i gjatë se ty, por ishte 20 minuta më i ngadaltë se ti…”, tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here