Këmbët e oktapodit të vjedhjes me inceneratorët edhe në Drejtorinë e Ujësjellësit të Bashkisë së Tiranës!

0
126

Inceneratorët i kanë shtrirë këmbët e tyre përveç mbetjeve të Tiranës edhe në Ndërmarjet e Bashkisë së Tiranës.

Është e qartë, që lidhja Bashki-Incenerator është me shume fije, të cilat po zbulohen një nga një dhe që lidhen me vjedhje milionash të tjera.

Prej më shumë se dy muajsh që në 1 qershor 2022, si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i kam kërkuar zyrtarisht Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë si Ndërmarje e Bashkisë së Tiranës, informacion për këto çështje:

?️Numri i procedurave tenderuese për blerje matësash nga viti 2016 deri më sot?

?️ Kompanitë, që kanë fituar?

?️Sa nga këto procedura janë fituar nga kompania ITS me aksionier kryesor Klodian Zoto?

?️A i plotësojnë standartet sipas kushteve të përcaktuara në procedurën e tenderimit?

?️A keni hasur problematika të cilat kanë rezultuar në kosto për biznesin apo abonentët

familjarë?

?️A i keni marrë në dorëzim matësat?

Nga frika e të vërtetës asnjë informacion nuk është dërguar nga UK Tiranë si Ndërmarje e Bashkisë së Tiranës duke shkelur haptas ligjin për Statusin e Deputetit dhe të së Drejtës për Informim.

Bllokimi i informacionit bëhet me qëllimin e vetëm, që e vërteta të mos dalë në shesh.

U bëj thirrje ti thërrasin mendjes dhe të zbatojnë ligjin dhe të informojnë sepse të vërtetën nuk e mbulojnë dot në asnjë mënyrë.

Ka mjaft punonjës të përgjegjshëm të shtetit dhe të Bashkisë së Tiranës, që po informojnë vazhdimisht sepse nuk e durojnë dot vjedhjen e hapur, që po bëhet dhe mirënjohja për përgjegjshmërinë e tyre është pa kufi.

Në këto të vërteta pa asnjë diskutim do ti bëjmë publike për të informuar të gjithë shqiptarët, por do t’ja vëmë në dispozicion edhe SPAK-ut..

Bashkia e Tiranës si një kampione e vjedhjeve, e korrupsionit e lidhjes me kompani mafioze,  e pastrimit parave, e rrëmbimit të pronës publike, përpëlitet më kot që të bllokojë të vërtetën.

Shumë shpejt fakte dhe dokumente të tjera të renda dhe kompromentuese, vetem pak durim, çdo gjë në kohën e duhur….!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here