Arrestohen pesë policë në burgun e Peqinit…

0
124

Pesë punonjës të policisë së burgjeve janë arrestuar nga ana e SHÇKB-së në Peqin, për shkak se akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën.

Pesë punonjësit e policisë që janë arrestuar janë: A.O, L.C, B.K, D.Q, K.H, ndërsa akuzohen se nuk kanë kryer në mënyrë korrekte detyrën e tyre, atë të kontrollit të të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Si pasojë e mos kryerjes në mënyrë të saktë të detyrës, pasi kanë ushtruar kontroll ndaj të dënuarit Dritan V., nuk kanë arritur t’i gjejnë sende të paligjshme. Në këto kushte është bërë arrestimi në flagrancë i pesë efektivëve operacional.

Gjithashtu është kryer arrestimi në flagrancë edhe i të dënuarit Dritan V., pasi ka konsumuar element të veprës penale parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.

I dënuari Dritan V., ka pasur telefon me vete nga kalimi nga IEVP Peqin në IEVP 313, ku gjatë transportit kaluar tre kontrolle.

Kujtojmë që më herët nga ana e Hetimit në SHKBB janë bërë edhe arrestime të tjera në saj të rritjes së kontrollit në sistemin penitenciar. Disa javë më parë nga ky sektor u godit fenomeni i mbajtjes së telefonave në qeli, në IEVP Rrogozhinë, si dhe në IEVP Peqin u arrestuan gjashtë efektivë të tjerë policie.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here