Mega-skandali/ Fondet e fermerëve shkojnë te inceneratori i Tiranës

0
329

Dashamir Çela, një blegtor me përvojë nga fshati Samaticë i Beratit, falimentoi pak muaj më parë.

Mbylli fermën e gjedhit me të cilën kishte kaluar gjysmën e jetës dhe u nis si emigrant drejt Gjermanisë, pasi iu refuzua mbështetja me subvencion nga programi IPARD për një detaj honorifik që kishte të bënte me distancën e stallës nga banesa.

Drama e Dashamirit është si ajo e shumë fermerëve shqiptarë, që po detyrohen të largohen, pasi nuk arrijnë të mbijetojnë me aktivitetin e tyre.

Ndërkohë, fonde që duhen të shkonin për mbështetjen e tyre, u janë dhënë personave që ishin të lidhur me incerneratorin e Tiranës.

Monitor, ka siguruar disa dokumente ku shihet se, personi EB, i cili me prokurë të posaçme noteriale përfaqëson dhe vepron në emër të inceneratorit të Tiranës, “Integrated Energjy BV SPV” me të drejtë firmë në të gjitha dokumentet e shoqërisë, ka përfituar 310 mijë euro nga fondet e programit IPARD nën masën “Investime në asete fizike të fermave bujqësore”, në emër të kompanisë së tij EB person fizik për të investuar në sera në një tokë në Sharrë që e ka blerë nga koncesionari.

Fondet janë grand i pakthyeshëm që Bashkimi Europian i jep qeverisë shqiptare si mbështetje për rritjen e kapaciteteve në bujqësi. Keqpërdorimin e fondeve IPARD e ka denoncuar në media këto ditë eksperti i blegtorisë Ervin Resuli.

Nga dokumentet, investitori EB (i regjistruar si person fizik) është përfituesi i 310 mijë eurove dhe njëkohësisht është punonjës i inceneratorit të Tiranës, me të drejtë firme me kopetenca të plota i kompanisë Integrated Energjy BV SPV”. Në disa kontrata figuron dhe si punëtor, me pas i blen-shet toka me inceneratorin dhe në fund administrator i tij (të drejtë firme).

EB (si person fizik) ka një kontratë konsulence edhe me kompaninë “Consulting Se Partners”, në pronësi 80% të Stela Gugallja, https://opencorporates.al/sq/nipt/l72206029g, e cila merr përsipër që të kryejë të gjitha veprimet. Stela Gugallja është sot në kërkim nga SPAK për abuzime me inceneratorin e Elbasanit (pjesë e të njëjtës skemë për përfitimin etre kontratave koncesionare për inceneratorët në Fier, Tiranë dhe Elbasan).

Pas aplikimit me asistencën e “Consulting Se Partners” AZHBR ka shpallur fitues personin fizik EB nga fondet e programi IPARD 2020-2021 me mbështetjen maksimale të skemës 65% te vlerës më shumë 310 mije euro.

Si u ndërtua skema e përfitimit të fondeve nga IPARD

Me datën 16 gusht 2021 shoqëria “Integrates Energy BV SPV” që ka marrë me koncesion ndërtimin dhe operimin e incerneratorit të Tiranës i ka shitur shtetasit EB një sipërfaqe toke arë 8500 metër katror në zonë e Sharrës.

Më pas shtetasi EB ka një kontratë konsulence me kompaninë “Consulting SE Partners” në pronësi të Stelja Gugallës që të lotësojë të gjitha dokumentet e nevojshme tek Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural për të përfituar fonde për ndërtimin e një fermë hidroponike në zonën e Sharrës.

Me 22 shkurt 2022 personi EB bëhet administrator me të drejtë firmë dhe përfaqësimi i inceneratorit të Tiranës.

Ndërsa AZHBR e ka shpallur fitues personin EB me një vlerë 310 mijë euro.

Ndonëse fondi ka shkuar në një projekt bujqësor sipas destibacionit, aksesi preferencial është problemi konkret që kontestohet.

IPARD mund të krenohet me serën, por Dashamir Çela nuk ka shans të marrë mbështetje, pasi fondet nuk janë të mjaftueshme për të gjithë./MONITOR

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here