‘Drejtësi për Jonadën’, Ramës i skadon afati, sërish sot protestë në kryeqytet

0
161

Vdekja tragjike e 7-vjeçares Jonada Avdia në Himarë më 2 gusht, do të sjellë sërish një protestë në kryeqytet.

Protesta është lajmëruar se do të mbahet këtë të hënë para Ministrisë së Brendshme, në orën 19:30, nën moton “Drejtësi për Jonadën”, e cila humbi jetën ndërsa pushonte me familjen në plazhin e Himarës, kur skafi i komisarit Arjan Tase e përplasi dhe i mori jetën në vend.

Më 4 gusht, vetëm 2 ditë pas tragjedisë së ndodhur në Potam, qytetarët zhvilluan një protestë paqësore para ministrisë së Brendshme nën moton “Drejtësi për Jonadën” dhe “Nuk e vrau varka, e vrau shteti.”

Një nga kërkesat e tyre ishte shkarkimi i 2 ministrave Mirela Kumbaros dhe Blendi Çuçit dhe drejtorit të Policisë Gledia Nanos, duke i vendosur një afat prej 72 orësh kryeministrit Edi Rama.

Por duket se ky afat ka skaduar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here