Vrasja në Potam, Gjokutaj: Heshtja e qeverisë pohim, shteti se ka problem krimin, policia ka imazh të keq

0
172

Në një intervistë për RTV Ora, avokati Genc Gjokutaj u shpreh se ngjarja e Potamit ka tronditur gjithë shoqërinë dhe familjet në vend.

Ai tha se rasti nuk ishte një aksident sikurse duan ta bëjnë shumë persona, por theksoi se polici duhet të ishte aty për të mbrojtur dhe jo për të vrarë.

Sipas tij, reagimi qytetar ka qenë i fortë edhe për faktin se shteti nuk ka reaguar sikurse duhet për këtë ngjarje të rëndë.

Gjokutaj: Kjo është ngjarje që ka tronditur çdo shtresë të shoqërisë dhe çdo familje shqiptare. Ky nuk ishte një aksident sikurse duan që ta trajtojnë një pjesë e mediave në vend. Shteti qysh në majën e tij duhet të kishte reaguar sepse ngjarja është shumë e dhimbshme. Qëndrimi ligjor është më i rëndësishëm nga vetë ngjarja. Ka një reagim të fortë nga qytetarët sepse mund të evitohej nëse do të ishin gjëra sipas ligjit, por shto këtu edhe heshtjen që është pohim, që nesër mund të ketë sërish ngjarje të ngjashme. Shtetarët duhet të kishin kontaktuar me publikun jo duke e lënë atë të dalë në rrugë.

Njerëzit kanë protestuar sepse duket se shteti nuk e ka problem krimin. Ky nuk është ngjarje e një personi fizik, por sigurisht duke qenë polic ai ka pasur detyrimin që të ishte një ekspert, jo të kthehet në një vrasës sikurse u kthye. Sot po kristalizohen dy polici: ajo që duhet të mbrojë njerëzit nga krimi dhe një tjetër që i vret ata. Kjo është një ngjarje e dhimbshme edhe në aspektin policor dhe ligjor, pasi i vë një njollë policisë. Ne kemi policë heronj që kanë dhënë jetën. Sot ata barazohen në opinion dhe nëpërkëmben nga një aventurë.

Gjokutaj shtoi se kultura e pandëshkueshmërisë në radhët e policisë dhe përfshirja në kultivimin e drogës ka krijuar në publik një imazh të gabuar dhe të keq,

Gjokutaj: Kultura e pandëshkueshmërisë në radhët e policisë dhe përfshirja në kultivonin e drogës dhe infiltrimi në polici i njerëzve pa garanci dhe nivel, madje të inkriminuar, sigurish që kjo pjesë do të krijojë një imazh të gabuar dhe të keq, sepse e keqja predominon ndaj një të mirë që mund të bëjë një polic. Kjo ngjarje nuk ka ardhur rastësisht sepse po të shohim trafikun e drogës dhe testin e drogës, vetëm këtu ndodh që të bëhet vetting në polici dhe të ndërpritet. Këto prurje të inkriminuara detyruan mazhorancën të bënte vetting, por ky vetting është ndërprerë. Kjo tregon se policia është kontaminuar në një shkallë të lartë.

Kujtojmë se përgjatë 2 orësh, qytetarë, aktivistë dhe politikë protestuan para Kryeministrisë dhe ministrisë së Brendshme për këtë ngjarje, duke lënë ultimatum ditën e hënë, ora 19:00 për shkarkimin e ministrave Kumbaro dhe Çuçi, si dhe kryepolicin Gledis Nano.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here