Xhixho nxjerr videon ku Kumbaro e Manasterliu injoronin skafet në bregdet: Tragjedia e Himarës ishte paralajmëruar prej kohësh

0
343

Nga Erisa Xhixho

 

Tragjedia e Himarës ishte paralajmëruar prej kohësh

Siguria në plazhe ka vite që është në nivele alarmante. Vdekja e një turisti të huaj, gjashtë vjet më parë, po në Himarë, në të njëjtat rrethana, nuk u kthye dot në precedent për vendosjen e standardeve të sigurisë në plazhe.

 

Vdekja që vjen nga uji ka qenë aty përgjatë këtyre viteve, pasi autoritetet që kanë tagrin nuk kanë arritur t’u garantojnë pushuesve as standardet minimale të sigurisë.

 

➡️Mjafton t’i hidhni një sy videos së mëposhtme, të bërë në fillim të sezonit turistik, për të kuptuar se rreziku ka qenë gjithmonë para syve të ministreve, të cilave nuk ua ka vrarë syrin shkelja e VKM 2014 për sigurinë në det.

 

➡️Monitorimi i plazheve duhej të kishte nisur para së gjithash me ndalimin e mjeteve motorike brenda 300-metërshit nga bregu, siç parashikohet në ligjin e 2019-s, Rregullorja për stacionet e plazhit.

 

Vetëm kështu do të shmangej përgjakja e plazheve në kulmin e sezonit turistik dhe tragjedia e një familjeje që asgjë nuk ia kthen më fëmijën.

 

Edi Rama, në vend që të marrë përsipër përgjegjësitë siç duhej të ndodhte normalisht, vazhdon me shfaqjet e propagandës deri në neveri.

 

E ke bërë këtë vend të pajetueshëm dhe je përgjegjësi kryesor!

 

Ndiqni videon…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here